Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, publikon një tjetër video për kujdesin që duhet të tregojnë nxënësit me fillimin e vitit të ri shkollor, në kushte të pazakonta, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mes të tjerash, ministrja Shahini ripërsërit edhe njëherë se kujdesi për higjienën, mbajtja e maskave, larja e duarve i mbron nxënësit, mësuesit, por edhe të gjithë familjarët e tyre nga virusi i rrezikshëm.

“Kujdesi për higjienën në shkollë, mbajtja e maskës, larja e duarve pas çdo veprimi dhe zbatimi i të gjitha rregullave të higjienës, ju mbron juve, mësuesit dhe më pas familjarët tuaj kur të shkoni në shtëpi. Video ?”, shkruan Shahini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb