Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24 e cilësoi programin ekonomik të Partisë Demokratike fatkeqësinë e tretë për Shqipërinë pas pandemisë dhe tërmetit.

Ai i kundërshtoi deklaratat e ekspertes së PD-së Suzana Guxhulli, e cila tha se programi është tërësisht i mundur dhe i zbatueshëm.

PJESË NGA DEBATI NË STUDIO

Besart Kadia: Çdo vizion, çdo program bëhet mbi analizën e situatës aktuale. Në situatën ku jemi e kemi një borxh, ky program i paraqitur e supozon një realitet ekonomik fiskal tjetër. Serbia ka taksë të sheshtë 10% ndërsa dividentin 15% ka taksë progresive. Maqedonia është më e mbyllur, ka bërë strategji që të ishte atraktive. Ka papunësi sa neve dhe më shumë, ka pasur të njëjtat efekte edhe nga kriza edhe në rastet e mbylljes nga pandemia.

Suzana Guxholli: Na lë me 10 vite dritë pas…

Besart Kadia: Fabula juaj është që ne jemi dështim ata sukses…Thua ti 80 mln euro për ushqim do ua japësh fëmijëve në shkolla, po t’i kishim kaq lekë i kishim bërë universitetet si Oksfordi… Lërini fasadat. Ky program është fatkeqësia e tretë pas pandemisë dhe tërmetit. Është fatkeqësi se Shqipëria s’mund të bëjë këto lloj shpenzimesh. Ditën e parë të qeverisjes ju vjen tek zyra FMN dhe BB dhe do ju shtyjë këtë programin. Bëhuni seriozë do ju thonë.

Suzana Guxholli: Marr rastin e kushëririt tim, do kërkojmë riskedulim të kredisë për bizneset. Nëse kredia ishte 10 mijë euro, interesi 4 mijë ky biznes nuk do paguante më 14 por 18 mijë euro, Nëse donte ta ndihmonte qeveria duhet t’i paguante këtë diferencën që po paguan shtesë ai.

Guxhulli i drejtohet Kadisë: …dy muaj para ishe më ekstrem se mua ti, tani ke ndryshuar

Kadia: Vazhdo me kushëririn ti, kot tani muhabet kushërinjsh. Në kohë të vështirja ka nevojë për njerëz realistë jo për ëndërrimtarë.

Guxholli: Pse nuk bën edhe PS një program, të dalë me program

Kadia: 77% e bizneseve sot nuk paguajnë taksa

Çoçoli: Ju premtuat ulje të çmimit të karburantit 24 lekë për litër…

Sokol Balla: Do ulet akciza për naftën? Po taksa e qarkullimit nuk është se do paguhet veçmas?

Mateo Spaho: Jemi në një situatë ku niveli i kontrabandës së naftës është rritur. Njerëzit afër pikave e blejnë më lirë karburantin, në Maqedoni. Nëse ul akcizën ke çmim të ngjashëm me Kosovën dhe Maqedoninë. Konsumi i naftës në vend do rritet. Ai çmim ulet, kjo gjë nuk bëhet menjëherë. Me rritjen ekonomike rritet numri i automjeteve, e rritet konsumi i naftës dhe karburanteve. Taksa e qarkullimit nuk do jetë mënjanë. Nuk do ketë taksa shtesë, do ketë më pak taksa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb