TIRANE

Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj kanë preferuar të përjetojnë këtë javë një eksperiencë unike dhe plot adrenalinë.

Çifti i njohur është larguar nga rutina e kryeqytetit dhe ka përzgjedhur të vizitojë perlat e natyrës shqiptare,kanionet e Osumit në Skrapar.

Besi dhe Xhensila kanw kryer Rafting në Osum,sportin e aventurës ku përjeton emocione të papërsëritshme dhe adrenalinë. Duke e cilësuar si një botë surreale dhe fantastike Xhensila ka ngelur e mrekulluar nga bukuria dhe madhështia e kanioneve.

Çifti ka përshkruar me varkë “kanoe” 8 ujëvarat e Osumit si dhe ka vizituar vendin me një legjendë shumë të veçantë në Skrapar “Vrimën e Nuses”.

Gjatë kësaj eksperience unike,këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku kanë shkëmbyer edhe puthje të zjarrta poshtë “Ujëvarës së Dashurisë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb