Lorius Karius nuk po sheh një “ditë të bardhë” muajt e fundit në karrierën e tij. Gabimi trashanik në finalen e madhe të Champions League kundër Real Madrid, që i kushtuan Liverpool edhe titullin kampion, nuk është fshirë me kohën, kjo për shkak të gafave të tij të njëpasnjëshme edhe në Turqi.

Në 9 takime të luajtura me Besiktas, 25-vjeçari ka pësuar 14 gola dhe ka arritur të mbyllë vetëm një ndeshje me portën e pa prekur. Shiponjat e zeza kanë humbur durimin… Siç shkruan “Mirror”, Besiktas ka kërkuar anulimin e kontratës së huazimit 2-vjeçar me Liverpool, pas vetëm 3 muajsh.

Gjigandët turk kërkojnë të arrijnë një marrëveshje të “çuditshme” me “të kuqtë” që do të rikthente  Kariusin në “Anfield” për të marrë sulmuesin Divock Origi (aktualisht i huazuar te VfL Wolfsburg), me të njëjtat kushte të kontratës.

Belgu nuk ka luajtur asnjë minutë me skuadrën e Jurgen Klopp dhe gjasat janë që ky i fundit të jetë dakord që ta lërë Origi të shkojë në Turqi, por mund të mos jetë aq i gatshëm që të lejojë Kariusin të rikthehet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb