Milan ka besim te Olivier Giroud. Pavarësisht moshës që nuk premton shumë, në Milano të gjithë janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Tuttomercatoweb bën me dije se palët kanë nisur kontaktet për të rinovuar kontratën që skadon vitin tjetër. Po punohet për një marrëveshje të re, e cila mund të jetë e vlefshme deri në vitin 2025.

Vendimtare në tratativa është edhe vetë dëshira e lojtarit. Sulmuesi francez u përshtat mirë në sezonin e parë në San Siro dhe pse jo, po mendon seriozisht të bëjë edhe një edicion tjetër nën drejtimin e trajnerit Pioli.

 

 

 

De

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: