Universiteti amerikan për paqen globale ka nderuar ne titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” per marrëdhënie ndërqeveritare dhe humanitet presidentin e Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, zotin Besim Ndregjoni duke i njohur shërbimin e tij të përkushtuar dhe vetëmohues ndaj proceseve të paqes dhe pajtimit në Shqipëri.

Eventi u mbajt nën kujdesin e veçantë të Misionit diplomatik për paqe dhe Prosperitet me pjesëmarrjen e personaliteteve nga sfera publike. “Besim Ndregjoni është një legjendë e gjallë, i cili gjithë jetën dua ka dedikuar gjithë atyre që u persekutuan egërsisht nga rrëgjimi”, tha gjatë fjalës së tij dr. Shefki Hysa, kryetar i Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet

Presidenti i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, zotin Besim Ndregjoni tha se ndihet krenar që gjithë jetën e tij ia ka dedikuar zërave që nuk mundën kurrë të dëgjoheshin pasi u shtypën nën rrëgjimin e egër komunist . “Me këtë titull u jepet 4500 të zhdukurve të regjimit, 36 mijë burra dhe grave që u burgosën për liri, u jepet edhe 50.000 familjeve të persekutuar. Kjo shtresë përpara Zotit dhe plumbit thoshin ne jemi me zotin me lirinë por moralin nuk na i merr Jam krenar qe jam përfaqësuesi i tyre, i gjithë atyre që sot janë për një varr”, u shpreh i emocionuar presidenti i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, zoti Besim Ndregjoni.

I ftuar i veçantë ishte edhe koloneli amerikan në pension doktor Randell Torn, i specializuar në fushën e sigurisë dhe paqes i cili bashkëpunon me strukturat e misioneve prestigjioz ndërkombëtare për të sjellë paqen dhe sigurinë kudo në botë.

Në intervistë për News 24 ai tha se jeta e Besim Ndregjonit është dëshmi e detyrës vetëmohuese që ai ka ndërmarrë për të siguruar që zërat e mijërave të përndjekurve politikë janë dëgjuar me shpresën e shenjtë se kombi do ta kujtojë shtypjen e egër komuniste.

“Jam këtu sot për të nderuar me titullin “Honoris Causa” zotin Besim Ndregjoni, i cili u vlerësua nga Universiteti Amerikan për paqe si doktor por edhe nga misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet për marrëdhënie ndërqeveritare dhe humanitet. Unë sot isha i ftuar nga Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet me kryetar, doktor Shefki Hysën, ai është një miku im i vjetër. Jemi takuar para katër vitesh, ai ka ecur nën mentorimin e ambasadorit “Richard Holbrooke”, por edhe të ish sekretares së shtetit Hillary Clinton. Unë e mbështes misionin që ai drejton prej kohesh. Zoti Besim Ndregjoni tha në fjalim se këtë vlerësim të lartë e kanë marrë jo vetëm ai por edhe për 4500 të zhdukurve nga diktatura komuniste që ai përfaqëson. Ai ka kaluar jetën e tij duke mbrojtur ata njerëz që nuk mund të flisnin për veten e tyre, është një punë e mbushur me përkushtim dhe sakrifica. Është punë shumë e vështirë. Ai është zëri i atyre që kanë vuajtur nën një regjim të egër. Ai e meriton këtë titull, nuk mendoj dikë tjetër që e meriton këtë, ai e ka provuar se çfarë mund të bëjë përmes veprës së tij. Doktor Ndregjoni po drejton gjeneratën e re drejt paqes dhe kjo është shumë e rëndësishme”, -tha për News 24, koloneli amerikan në pension doktor Randell Torn, i cili është vlerësuar me titullin i ambasador i artë “Richard Holbrooke” dhe njëkohësisht është edhe komisioner i larte i Paqes Globale.

Ne emër te kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha u lexua edhe përshëndetja e tij me rastin e vlerësimit me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” të zotit Besim Ndregjonit. Partia Demokratike thotë Basha u është përjetë mirënjohës burrave dhe grave që sakrifikuan veten e tyre që ne vitet 90 shqiptaret te preknin ëndrrën e lirisë dhe demokracisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: