Simone Inzaghi nuk është në dyshim, të paktën jo për momentin. Pavarësisht se tifozët kanë nisur prej kohësh një fushë kundër tij, #Inzaghiout, drejtuesit e klubit i kanë dhënë besim trajnerit, fundja është një projekt që një vit më parë i solli dy trofe. Sigurisht, besimi i ka një limit, nga trajneri dhe lojtarët kërkohet një reagim i fortë dhe i shpejtë.

Ipp20210426 Football Soccer: Serie A, Lazio Rom Ac Mailand, Simone Inzaghi Allenatore Della Lazio (verwendung Nur I
Ipp20210426 Football Soccer: Serie A, Lazio Rom Ac Mailand, Simone Inzaghi Allenatore Della Lazio (verwendung Nur I

Në program janë tre sfida jetike, kundër Romës në Serie A dhe përballja dyshe me Barcelonën në Champions, tre sfida që mund të jenë përcaktuese për sezonin e Inter. Pauza që solli grumbullimi me ekipet përfaqësuese erdhi pikërisht në momentin e duhur. Zikaltërit janë rikthyer në stërvitje, por Inzaghi ka në dispozicion vetëm 8 lojtarë, 15 të tjerë janë grumbulluar me përfaqësueset respektive.

Lukaku
Lukaku

Lajmi më i mirë në këtë periudhë të vështirë është rikthimi i Lukakut. Belgu është në gjendje të mirë, sinjalet janë pozitive, ndërsa shpresa është e madhe për ta parë në fushë në sfidën kundër Romës. Në një situatë të ngjashme ndodhet edhe Calhanoglu. Mesfushori turk vijon seancat e fizioterapisë, ndërsa vetëm në fundjave mund te ketë një pasqyrë të qartë të gjendjes së tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: