TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka gjetur mekanizmin për të fituar zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

Zgjedhjet në fjalë do të mbahen më 6 mars. Ai tha se ka besim se do të fitojë PD.

“Kam gjetur mekanizmin se si do t’i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit. Shoh një klimë optimizmi dhe besimi në fitore. Do fitojmë. Periodikisht kanë bërë rregulla në parlament, që të kufizojnë fjalët. Salla e parlamentit atëherë do jeni ju.”, pohoi Berisha.

Pyetje: Do keni LSI aleatë, i mbyllët negociatat me aleatët?

Berisha: Negociatat janë ne vazhdim dhe ne do ti fitojmë këto zgjedhje. Këto janë zgjedhje ku ndeshet qytetaria me kleptokracinë. Periodikisht, kanë bërë rregulla vetme që të më kufizojnë fjalën. Atëherë salla e vërtetë e parlament do të jetë këtu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb