Edhe në Kukës besimtarët janë bërë bashkë për të falur Kurban Bajramin. Besimtarët myslimanë kanë falur Kurban Bajramin në dy xhamitë e qytetit dhe në fshatra.

Myftiu Fation Isufi ka drejtuar faljen e Kurban Bajramit në xhaminë kryesore të qytetit ndërsa përcolli edhe urimet për gjithë besimtarët myslimanë.

Pas faljes besimtaret uruan për fat e mbarësi për festen e Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët përfaqëson devotshmërinë ndaj Zotit dhe kurbanit për hir të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb