Në prag të Pashkës, besimtarët ortodoksë beratas, kremtuan sot të Premten e Zezë, që simbolizon Vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq. Riteve të organizuara në Katedralen e “Shën Dhimitrit” iu janë bashkuan qindra besimtarë ortodoksë beratas, që u bënë pjesë e këtij rituali,  ku dy kisha ortodokse bashkuan Epitafët që simbolizojnë varrin e Krishtit.Kanë qënë At Johan Qako dhe At Petraq Simsia, ata që kanë drejtuar edhe ritet fetare në Katedralen e “Shën Dhimitrit”, ku besimtarët janë lutur për shëndet,mirësi dhe lumturi.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se pas kryerjes së shërbesën së mbrëmjes së të Premtes së Zezë,që për besimtarët ortodoks shënon vdekjen e Jezu Krishtit,At Jonan Qako ka kryer edhe ritualin e Epitafit,që fillimisht ka shëtitur përreth oborrit të Katedrales së Shën Dhimitrit për disa minuta e më pas është kapërcyer nga besimtarët.

Pas përfundimit të riteve fetare,Epitafi,i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë,ka përshkruar shëtitoren e qytetit,një ritual ky i përvitshëm në qytetin e Beratit.

E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.

E premtja e Zezë i paraprinë të djelës së Pashkëve,ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në Katedralen e Shën Dhimitrit,në qendër të qytetit të Beratit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb