Një prej atyre personave që ka mbajtur fjalën e saj përpara protestuesve kundër prishjes së Teatrit, ishte edhe një besimtare myslimane, e cila është shoqëruar në komisariat gjatë së dielës.

Ajo tha se ka mbajtur agjërimin edhe pse u ndalua nga policia. Zonja në fjalë tregoi se shefi i komisariatit i kishte thënë se “cfarë donte në atë protestë një besimtare myslimane”, ndërsa përgjigja e saj kishte qenë se “feja nuk ndahet nga kauzat patriotike”.

“Pikërisht në këtë shesh unë isha një nga ato dëshmitaret që përjetuan përballjen me forcat e policisë së Edi Ramës. Ne na mbante shpresa se do ta mbanim teatrin dhe bëmë atë përpjekjen që ndjemë atë moment. Pasi më shoqëruan në rajon më pyetën: Çfarë do ti në protestë, ti je myslimane, ti je me argjerim, a nuk duhet të rrini në shpi ju? Unë u habita se si një shef policie bën këtë pyetje kaq idiote! Në asnjë fe nuk ka kuptim që njerëzit që rrinë në shpi dhe mos të mbrojnë simbolet e tyre kombëtare. Ata mendojnë se njerëzit janë aq idiotë sa nuk kuptojnë se çfarë është primare.

Atë ditë ndonëse me argjerim nuk e prisha, sepse nuk doja të ndjehesha e thyer. Nuk doja që edhe shpirtin mos të ma thyenin. Nuk pranova ta prishja argjerimin deri në darkë. Unë mendoj se ata kanë forcën të marrin gjithçka materiale apo fizike tonën, pra ishte një nga ato ditë ku ti si qytetar ndjehesh i mbaruar, ndjehesh i pashpresë përballë padrejtësive. ajo revoltë nuk është vetëm për Teatrin Kombëtar, ajo revoltë është për të gjitha marrëzitë, padrejtësitë, zhvatjet që ky njeri po i bën këtij vendi”, tha ajo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb