TIRANE- Shkrimtari dhe opinionisti, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka folur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Fatos Arapit, por edhe për çështjen e kthimit të “Ligjit për Teatrin” si dhe rolin e Metës në negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë.


Mustafaj tha se Fatos Arapi ishte një nga poetët që e “përjetësoi” poezinë shqiptare jo vetëm brenda kufijve, por edhe në arenën ndërkombëtare dhe atë botërore.

“Fatosi qëndroi gjithnjë larg politikës. Një poet mbetet në letërsi me krijimtarinë e tij. Poezitë e tij janë një nder për poezinë  shqiptare. Sot jam dyfish i trishtuar si një lexues dhe si një njeri që më ka mbajtur afër shumë gjatë”, tha fillimisht ish-ministri i Jashtëm.

Ai u ndal edhe tek kthimi i ligjit për “Teatrin” në Kuvend nga presidenti Meta, ndërsa shton se kjo lëvizje do mund t’ia arrij qëllimit përfundimtar, i cili është edhe mosprishja e godinës së teatrit.

“Kjo do të thotë se në gjykimin e presidentit Meta, ligji nuk është aty ku duhet të ishte. Shpresoj se përpjekjet e Metës do të kenë efektin e nevojshëm. Unë shpresoj se presidenti do mund t’ia arrij qëllimit. Presidenti Meta, ndryshe kur ka qenë kryetar partie,  në presidencë ka mbajtur një distancë të mirënga përfshirrja politike. Ka ditur të ruaj një sovranitet të Presidencës. Ne kemi një president që zgjidhet nga Parlamenti. Kemi këtu atë sjelljen unë të bëra. Dalin nga marrëdhënia institucionale dhe pushteti ekzekutiv kërkon ta përdor presidentin. Kjo është përdorur  tek Moisiu nga Berisha dhe Nano, por edhe nga gjithë presidentët e tjerë. Kjo buron nga një sjelljeje e padenjë e qeverisë, e jo e presidentit. Nuk kam konfidenca me Metën, Ramën, e aq më pak me ministrin e Jashtëm, Meta ka shprehur rezervat në procesin e negociimit me Greqinë”, shtoi ai.

“Kjo i ka shërbyer negociatave. Presidenti  ka tani në një aspekt pozitiv, sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është ana komode e Presidencës. Ana e dobët e situatës së presidentit është se nuk ka një Gjykatë Kushtetuese që ta çojë për interpretim. Ne nuk e dimë se kur do të jenë marrëdhëniet me Greqinë gati, por gjithë deklaratat e minsitrave nuk përputhen me përmbajtjen e çështjes, kjo tregon se negociatat kanë ngërçe e pasiguri të madhe”, theksoi ai.

(n.m/BalkanWeb)