Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj vlerëson kandidaturën e Agron Gjekmarkajt, i cili renditet i dyti në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës.

Gjatë një bashkëbisedimi me në rrjetet sociale me Aleks Kapllajn, Mustafaj thotë se: “Agron Gjekmarkaj i bën nder Parlamentit të Republikës tonë, i bën nder madje Shqipërisë me kulturën e tij dhe përkushtimin ndaj kauzave në dobi të Shqipërisë.

Në një shkrim Kapllaj shkruan se: “ Integriteti, kultura, thjeshtësia, pastërtia etike, morale e profesionale e profesor Agron Gjekmarkaj, në shërbim të qytetarëve me objektivitet dhe pa kompromis, është një garanci më shumë për fitoren e Partisë Demokratike në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë, si përfaqësues i denjë në parlamentin shqiptar”.

Besnik
Besnik

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb