Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj është rikthyer në Partinë Demokratike, pjesë e së cilës ka qenë prej shumë vitesh, duke e përfaqësuar atë edhe në Parlament.

Mustafaj ka bërë të qartë se ky vendim për t’u kthyer në forcën potike ku ka milituar dhe ka dhënë kontribut të madh, nuk lidhet aspak për të marrë një post.

Sipas tij, rikthimi në PD ka të bëjë për të dhënë kontributin e tij për të ndihmuar në procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Besnik Mustafaj nënvizon rëndësinë e një procesi përzgjedhjeje sa më të drejtë, për të cilin do të japë kontributin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: