Shkrimtari besnik Mustafaj ka ardhur para lexuesit në panair me librin me tri novela. Nën titullin “Fajtori” si sjell raportet e shqiptarëve me historinë e madhe mes Maqedonisë së Veriut, Parisit e Tiranës

Shkrimtari Besnik Mustafaj ka promovuar në panair, librin e tij më të fundit me tri novela nën titullin “Fajtori”. Novelat i ndan gjeografia dhe i bashkon tema.

Besnik Mustafaj: Janë tri novela që i bashkon tema, janë raportet e individit me historinë para 90-ës. Njëra zhvillohet te shqiptarët e Maqedonisë, njëra në Paris e tjetra këtu në Tiranë për të thënë që raportet e shqiptarëve me historinë me H të madhe, janë të njëjta pavarësisht ku gjenden ata.

Duke kujtuar se dikur e nisi letërsinë përmes poezisë, botuesi Bujar Hudhri në fjalën e tij tha se Mustafaj se është ende i ri dhe ka kohë të shkruajë. Shkrimtari përtej miklimit, u ndal te e mira dhe e keqja e politikës në raport me letërsinë.

Mustafaj: E vetmja keqardhje reale dhe nuk bëj shaka, për kohën kur kam kaluar në politikë, është se kam humbur shumë kohë nga koha që do të duhej t’ia kushtoja shkrimit të letërsisë. Nga ana tjetër, ka të mirën e vet, sepse më ka dhënë përvojë dhe më ka dhënë një pension që është i majfutehsëm për mua që ta filloj ditën në tryezën e shkrimtarit.

Mustafaj foli edhe për rëndësinë e marrëdhënies shkrimtar botues, si marrëdhënie besimi që e mban shkrimtarit brenda konturit të cilësisë dhe mjeteve shprehëse të diktuara edhe nga besimi i autorit te botuesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb