Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Reforma Zgjedhore është në një fazë terminale. Ai shtoi se ambasadorët janë duke mbajtur më shumë anën e kryeministrit Edi Rama.

Kjo është një fazë terminale në mendimin tim, sepse iu hoq “koka” e saj, që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Objektivi kryesor duhet të jetë që të mos vidhen më zgjedhjet. Administrata është totalisht politike. Ambasadorja Kim duhet të lexonte së paku raportin e ODIHR më 2019, që thoshte se administrata është e politizuar. Qeveria po përdor edhe mësuesit për zgjedhje. Fjalia “topi është në anën e Bashës” është presion publik. Nuk pajtohem me sjelljen e ambasadorëve”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj u shpreh se opozita e bashkuar nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin në Tryezën Zgjedhore, ndërsa shtoi se Rama e Basha duan të ruajnë status quo-në politike.

“Dosja e Durrësit dhe dosja e Peshkopisë vërtetojnë revanshin e qeverisë Rama për të mbajtur pushtetin. Nuk e dimë se cfarë ka lëshuar maxhoranca, por di që opozita nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin. Gjiknuri është ai që ka thënë se po të sjell disa cuna problematikë”. Shumë media botërore, edhe BILD ka botuar disa gjëra që janë të frikshme për atë që ndodh me zgjedhjet në Shqipëri. Gjiknuri duhet të ishte hetuar nga Prokuroria. Opozita për mendimin tim në kërkesat për Reformën Zgjedhre nuk ka qenë koherente, por nga ana tjetër opozita është viktimë, në tërësinë e vet. Unë besoj se nuk do ketë ndonjë rezultat. Berisha nuk thyhej nga presionet. Rama dhe Basha duan të ruajnë status quo-në.”, vlerësoi Mustafaj.

Në lidhje me qeverinë e re të Kosovës, Besnik Mustafaj tha se qeverisja e Hotit ka minimunin e legjitimitetit politik.

“Albin Kurti nuk ka dhënë ndonjë provë antiamerikanizmi. Unë besoj se Kurti, që besoj se ka të ardhme në politikën e Kosovës, duhet t’i bëjë vetes analizë dhe të rrethohet nga njerëz që të guxojnë t’i thonë jo. Unë besoj se është një qeveri me një minimum legjitimiteti, që ka vetëm 61 vota. Avdullah Hoti në fjalën si kryeministër tha se do të rimëkëmbin ekonominë, mirëpo nuk foli për luftën ndaj korrupsionit. Mos-përmendja e luftës ndaj korrupsionit tregon se kjo qeverisja, Hoti, vështirë të luftojë korruptimin”, u shpreh Mustafaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb