Mesfushori belg Axel Witsel do të veshë sërish fanellën e Atletico Madrid sezonin e ardhshëm, 2023-24. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti belg në ‘Eleven Sports’.

Witsel zbarkoi në Madrid verën e kaluar me një marrëveshje njëvjeçare dhe deri më tani ka bërë 28 paraqitje në Liga dhe Kupë. Lojtari do të veshë bluzën e Los Colchoneros edhe për një vit, duke shpresuar se do mund të bëjë ndryshimin. Atletico Madrid synon që këtë sezon të arrijë një vend në Champions League, edhe pse konkurrenca është e madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb