Fati nuk ishte në anën e Vllaznisë sot, teksa goglat e vunë përballë Universitatea Craiovës në turin e dytë të Conference Leagues. Presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferi dha një intervistë për Supersport ku e cilësoi rivalin si të vështrië dhe theksoi se buxheti i tyre është 5 herë më i madh sesa i klubit që drejton.

“Është një kundërshtar i vështirë, me buxhet 5 herë më të madh se ai i Vllaznisë, por në Shkodër do të jetë një atmosferë elektrizuese dhe besoj se do ta kalojmë këtë tur. Për më tepër, kemi një trajner me eksperiencë në Kupat e Europës dhe do të bëjmë të gjithë përgatitjet e duhura për të kaluar këtë tur” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb