Funeral në hapësirë. E besoni ose jo, por këtë e ofron një kompani e cila të jep mundësinë që hirin e trupave ta shpërndash në mbarë botën. Ideja e çuditshme vjen nga kompania amerikane Mesoloft, e cila ka sajtet e saj tanimë në Indiana, Kolorado e Nju Meksiko. Eshtrat fluturojnë me balonë dhe kamera GoPro mund të lejojnë që njerëzit në tokë të shohin cdo të ndodhë. Mbetjet do të lundrojnë pak kohë në atmosferë dhe më pas do të bien si shi ose borë në tokë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb