DJ Dagz, PM dhe Yll Limani në qershor të vitit 2017 publikuan projektin e tyre të përbashkët “Besom”.

Kjo këngë nuk është se bëri bujë të madhe aso kohe, gjersa kishte grumbulluar vetëm 500 mijë klikime.

I njëjti projekt është kënduar shumë herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP nga Donald Veshaj, e cila që nga aty filloi të dëgjohej edhe jashtë.
Dueti i tyre tani për vetëm një kohë të shkurtër ka grumbulluar afro tetë milionë klikime.

E në një festë, pak ditë më parë me rastin e një ditëlindje, aktori nga Vlora i tha Yllit me shaka se është në borxh për suksesin që ka arritur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb