Beteja mes Donald Trump dhe Joe Biden për të marrë Shtëpinë e Bardhë luhet në shtetet që kanë qenë të pasigurta që nga fillimi i fushatës, të cilat mund të mos publikojnë rezultatet e votimit për shumë orë, në mos ditë të tëra, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ato janë Arizona dhe Georgia, ku po zhvillohet një betejë deri në votën e fundit. Po ashtu me rëndësi për të parë kush i fiton këto zgjedhje janë edhe rezultatet në Midwest, Michigan, Wisconsin dhe Pensilvani.

Vala blu e Biden e imagjinuar nga shumë persona para votimit nuk është materializuar dhe Trump ka mbajtur mirë pozicionin e tij në dy shtete të mëdha, Florida, shtëpinë e tij të dytë dhe Texas, duke fituar një numër të konsiderueshëm të votave elektorale.

Ka akoma 101 vota elektorale për t’u fituar në shtetet më të pasigurta. Kushdo që merr të paktën 270 vota do të bëhet president, të dy Biden dhe Trump thonë se janë optimistë. Vendimtar do të jetë Arizona, e cila cakton 11 zgjedhës, Georgia, e cila cakton 16, Michigan, 16, Wisconsin, 10 dhe Pensilvania, 20.

Por parashikohet që Pensilvania nuk do ta përfundojë numërimin e votave të dërguara me postë deri të premten.

Mësohet se 3 milion vota janë postuar në këtë shtet dhe zyrtarët lokalë kanë thënë se nuk do të numërohen të gjithë deri të premten. Kjo mund të nënkuptojë një rezultat “të varur” për ditë, pasi parashikimet i japin Trump një avantazh, por votat postare konsiderohen demokratike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb