Karriera e Andres Iniesta ka qenë një sukses i padiskutueshëm por ashtu si çdo person në botë edhe ‘maestro’ ka patur momentet e tij të dobta. 34-vjeçari së fundmi ka treguar se ka luftuar me depresionin kur shoku i tij i ngushtë, futbollisti i Espanyol Dani Jarque, u nda nga jeta në 2009 teksa ishte në fazë përgatitore me ekipin, për shkak të një ataku në zemër.

Në emisionin televiziv spanjoll “El Hormiguero” Iniesta ka rrëfyer se në atë kohë jeta i dukej e pakuptimtë.

“Ti ndjehesh sikur nuk je vetvetja, nuk shijon dot asgjë. Ndjehesh sikur njerëzit rreth teje janë thjeshtë njerëz, nuk ke as ndjenja dhe as pasion. E kupton që brenda je bosh dhe vjen një moment kur thua kështu nuk vazhdohet dot më.

Fatmirësisht isha në gjendje të shikoja se më nevojitet një person që të jetë i aftë të më nxjerrë nga ajo situatë. Gjëja më intersante ishte se kurrë nuk e humba shpresën.”

Iniesta vendosi që golin e famshëm në finalen e Botërorit të 2010 t’ia dedikonte shokut të tij Jacque. Ish-futbollisti i Barcelonës zbuloi një shkrim nën bluzë në momentin që festonte golin.

Soccer - 2010 FIFA World Cup South Africa - Final - Netherlands v Spain - Soccer City Stadium

Ai kishte shkruar: “Dani Jarque përgjithmonë me ne”. Atë e panë në mbi më shumë se 1 miliard njerëz që po ndiqnin finalen e Botërorit kundër Holandës.

“Doja ta mbaja Danin me pjesën tjetër të skuadrës,”-tha Iniesta pas ndeshjes. Më pas ai shtoi: “Ne dëshironin të ndiejmë forcën e tij. Donin ta nderonin atë dhe Botërori ishte mundësia më e mirë për ta bërë.

Ishte për Dani Jarque, për familjen time, për të gjithë njerëzit. Ishte rezultati i një pune për një kohë shumë të gjatë dhe disa momenteve të këqija.”

‘Lufta’ e Iniesta-s është një shembull se çdokush, pavarësisht sesa i suksesshëm është, mund të vuajë nga depresioni.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb