Mijëra njerëz u mblodhën në Ivrea, Piemonte të Italisë, për “betejën e portokalleve”, aktivitet ky në kuadër të karnevalit të qytetit.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, deri në momentet e fundit nuk dihej nëse do të anulohej ngjarja. Kryetari i qytetit tha se rreth 15 mijë njerëz morën pjesë në këtë aktivitet, gjë që rriti shqetësimet për shëndetin publik.

Por pavarësisht shqetësimeve, aktiviteti që filloi të shtunën do të vazhdojë deri të martën. (AP)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb