Presioni i tifozëve dhe ai mediatik i detyron shpesh trajnerët dhe presidentet e klubeve të futen në vorbullën e temës, “favoritët për titull”. Sigurisht ti marrësh një mendim të ftohtë e të qartë nëse janë realisht pretendent është shumë e vështirë, mbase me të drejtë, pasi është vetëm java e tetë dhe ende nuk është mbyllur faza e parë.

Kur nuk guxon as Partizani ta lakojë një objektiv të tillë, pjesa tjetër e ekipeve e ka dhe më të vështirë. Fitorja kundër Kukësit ishte një prove e qartë se askush më shumë se sa ekipi i kuq nuk është favorit për tu kurorëzuar kampion, të paktën për momenti. Kryeqytetasit vërtetuan edhe një herë se janë të aftë të fitojnë edhe atëherë kur nuk janë superiore, arrijnë të shfrytëzojnë në maksimum çdo situatë e favorshme që i krijohet, pasi për pjesën tjetër mendon mbrojtja e cila është kthyer në një bunker të vërtetë.

Të pësosh vetëm një gol në tetë javë kampion, dhe atë nga një penallti, është një garanci shumë e madhe se janë në rrugën e duhur. Gjithashtu dhe sulmi nuk po bën keq dhe pse aktualisht Gega nuk e ka një pykë të mirëfilltë, vetëm Skënderbeu ka shënuar më shumë, 11 gola, plus 2 nga Partizani. Partizani është aktivisht është skuadra më në formë, kjo e kushtëzuar dhe nga rivalë si Kukësi të cilët nuk po arrijnë të gjejnë stabilitet në lojë dhe në rezultate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb