Vrasjet me armë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë arritur njënivel shqetësues që ka vendosur në alarm jo vetëm qytetarët por edhe vetë Presidentitn Joe Biden.

Sipas një vëzhgimi të realizuar së fundmi më shumë se 700 njerëz kanë mbetur viktima të të shtënave me armë në të gjithë Amerikën, vetëm disa javë pas një gjakderdhje në një shkollë në Teksas, ku 19 fëmijë u vranë.

Yjnyj
Yjnyj

Të dhënat tronditëse nga Arkivi i Dhunës me Armë kanë zbuluar se viktimat përfshjnë 23 fëmijë dhe më shumë se 60 adoleshentë.

Statistikat tregojnë se 56 njerëz vdiqën nga dhuna me armë në ditën kur agresori adoleshent Salvador Ramos hapi zjarr brenda shkollës fillore Robb në Uvalde, Teksas më 24 maj. Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy mësues u masakruan në këtë skenë gjakderdhjeje.

Jytk
Jytk

Në javën para masakrës së Uvaldes, pati 390 vdekje nga dhuna me armë në të gjithë Amerikën dhe numri i viktimave nuk ka rënë nën 40 në ditët që pasuan të shtënat në shkollë.

Ndërkohë nga 25 maji deri më 31 maj, 388 persona humbën jetën nga dhuna me armë sipas raportit.

Më tej theksohet se deri më 5 qershor ka pasur 301 viktima nga të shtënat. Statistikat e frikshme kanë zbuluar se gjithashtu se ka pasur më shumë se 240 viktima nga të shtënat me armë të regjistruara gjatë fundjavës së Ditës së Përkujtimit  nga 27 deri më 30 maj.

Incidentet kanë ndodhur në të gjithë vendin, në shtete të tilla si Kalifornia, Michigan dhe Illinois.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb