Kreu i ushtrisë private ruse Wagner ka deklaruar ditën e sotme se luftime të ashpra po ndodhin në pjesët veriore të qytetit ukrainas Bakhmut, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes së forcave ruse për javë të tëra.

Yevgeniy Prigozhin , themeluesi dhe kreu i grupit Wagner, tha se forcat ukrainase nuk po tërhiqen, në një moment kur forcat ruse janë përpjekur të rrethojnë dhe kapin Bakhmut për javë të tëra.

Prigozhin hodhi poshtë raportet në mediat ruse se trupat ukrainase po braktisnin Bakhmutin. “Forcat ukrainase nuk po tërhiqen. Ata po luftojnë deri në fund”, tha ai në një deklaratë të publikuar në kanalin e tij Telegram.

Nga ana tjetër Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka thënë vazhdimisht ditët e fundit se situata rreth qytetit është e vështirë, ndërsa të premten, ai u zotua se forcat e tij do të luftojnë për Bakhmutin “për aq kohë sa të munden”, por situata atje po bëhet gjithnjë e më e rëndë për forcat ukrainase.

Nëse forcat ruse do arrijnë të marrin qytetin, i cili është shkatërruar nga granatimet e artilerisë prej muajsh, do të ishte përparimi i tyre strategjik më i rëndësishëm që nga vera e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: