Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani ka deklaruar se do të dërgojnë sërish armë në Ukrainë.

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë me dije se do të dërgojë më shumë sisteme artilerie në Ukrainë, ndërsa forcat ruse kanë shtuar sulmet në lindje.

SHBA ka ofruar 3.2 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën, duke përfshirë 2.6 miliardë dollarë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.

Nga ana tjetër kryeministri i Britanisë Boris Johnson tha se Ministria e Bashkuar do të shtojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Liderët zhvilluan një bisedë online me aleatët perëndimore, ku Johnson u shpreh se tashmë ka ardhur koha që të ndalet vrulli i Putin në rajonin lindor të Donbasit.

“Kjo është arsyeja pse ne po shtojmë furnizimin tonë me pajisje ushtarake, modele  që ukrainasve u nevojitet shumë veçanërisht tani,” tha ai, duke shtuar se lufta është kthyer në “një konflikt artilerie”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb