Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla ka deklaruar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se në listën e Elbasanit duhet të ishte i 9-ti dhe jo i 8-ti.

Balla thotë se PS do e kapë objektivin maksimal prej 9 mandatesh në Elbasan falë qytetarëve të mrekullueshëm në 7 bashkitë e qarkut.

Ai thekson se gjatë qeevrisjes së PS, punësimi në Elbasan është rritur me 30%, teksa premton se do të bëhet edhe destinacion turistik, dhe në këtë drejtim e pranon se nuk është punuar mirë.

 

‘’E kam thënë para se ta shpallte. E kam thënë në mos gaboj në nëntor apo dhjetor, në një bisedë këtu që listat janë të hapura dhe të jesh drejtues politik duhet të marrësh ëprgjegjësi. Duhet të vendosësh veten aty ku është objektivi minimal. Nuk është hera e parë.

Në 2017 edhe pse ishim me lista të mbyllura, Ruçi ishte i 9-ti në Fier. Siç i shoh, duhet ë kisha qëndruar tek pozicioni i 9-të në Elbasan.

PS për qarkun e Elbasanit jo vetëm i qëndron këtij objektivi, por edhe prej atyre qytetarëve të mrekullueshëm do e kapim objektivin maksimal.

Ajo që thashë është që numri i të punësuarve në Elbasan është rritur me 30%, ajo që kam thënë në Librazhd, që pjesë këmbimi të Mercedes-Benz prodhohen në Librazhdin tim të vogël. Falë angazhimit tim, se roli i deputetit ndjehet në parlament. Për të hapur një biznes fason në qarkun tim, shkuam bashkë me kryeministrin, shkuam tek kompania dhe diskutuam 6 orë për ta bindur. Ajo kompani sot prodhon veshjet ushtarake të Italisë.

Për një kompani franceze na është dashur mbështetja nga A tek ZH, që të bëhen pjesë këmbimi të Citroen në Elbasan. Jemi tani në diskutim edhe me një kompani gjermane, për pjesë këmbimi në Elbasan.

Nëse do kishit mundësi për reportazh për shkollat profesionale në Elbasan, janë dy shkolla me standarde gjermane. ARD ishte para pak ditësh në Elbasan, për investimet rreth 5 mln euro në dy shkollat. Kjo është reflektuar në Elbasan, 600 nxënës e gjetëm në arsimin profesional, e çuam në 2 mijë e 400. Nuk kishte laborator saldimi, kishte një vizatim aty, kurse sot është dixhital, ndërsa me pajisje duket sikur bën atë punë. Sot është një ndër profesionet edhe prej ndërtimit edhe jashtë Shqipërisë. Fokusi ka qenë tek punësimi. Elbasanit diçka që i ka munguar ndër vite, dhe që nuk është vënë në ëprdorim është për të qenë destinacion turistik. Elbasani ka super ofertë turistike, ka kala fushore më të madhe në Ballkan. ‘’- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: