Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Lushnjes ka vijuar takimet me qytetarët. Ai është takuar me banorët  dhe strukturat në lagjen “18 Tetori” duke premtuar të jetë një kryetar i denjë për qytetin dhe për ta.

Ai tha se sot ka adresuar disa nga prioritetet e tij, prioritete këto të dala nga takime të shumta me qytetarët dhe konsultime me ekspertë të fushave të ndryshme.

Postimi

Takimi me qytetarët dhe strukturat në lagjen “18 Tetori”. Qytetarë të shumtë kërkojnë që bashkia e ardhshme të ketë një bashkëpunim të thelluar me qytetarët, ti dëgjojnë dhe përkrahin.

Shkurtimisht sot adresova disa nga prioritetet e mia, prioritete këto të dala nga takime të shumta me qytetarët dhe konsultime me ekspertë të fushave të ndryshme. Premtoj të jem një kryetar i denjë për qytetin dhe qytetarët e mi!

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: