Presidenti amerikan Joe Biden, ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Gjykatës së Lartë për abortet.

Biden theksoi kundërshtimin e tij ndaj këtij vendimi duke u shprehur se kjo është një ditë shumë e trishtueshme për Amerikën, ndërsa u zotua se do të mbrojë të drejtat e grave dhe shëndetin e tyre duke ritheksuar se lufta nuk ka mbaruar.

Ai gjithashtu ngriti çështjen e përdhunimit, duke u shprehur: “Imagjinoni që një grua të përjetojë pasojat tragjike të të tillë. Kjo më trondit. Shëndeti i grave dhe i kombit tonë është në rrezik. Beteja nuk ka përfunduar.”

Biden bëri thirrje që lufta të vazhdojë në mënyrë paqësore dhe të mbrojë të drejtën e abortit dhe të gjitha “liritë e tjera personale” me afrimin e zgjedhjeve parlamentare afatmesme, të cilat shpallen të vështira për kampin demokratik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: