Mbrojtja e ushtrisë ukrainase në rajonin lindor të Luhansk po bëhet edhe më e vështirë, ka lajmëruar kreu i administratës ushtarake.

“Situata po bëhet e vështirë, por ushtria jonë po e mban armikun larg nga tri drejtime njëherësh”, ka thënë ai.

Gjithashtu edhe zyrtarët e inteligjencës, kanë njoftuar se situata ka arritur në një fazë kritike që mund të përcaktojë rezultatin afatgjatë të konfliktit.

Sipas tyre ky moment mund të detyrojë gjithashtu një vendim të ashpër për qeveritë perëndimore, të cilët deri më tani kanë ofruar mbështetje për Ukrainën me një kosto në rritje të vazhdueshme për ekonomitë e tyre dhe rezervat kombëtare të armëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb