Domingos Alexandre Rodrigo Dias da Costa, ose i njohuri si Alex, i është nënshtruar një operacioni në zemër, në Sao Paolo. Ish lojtari i Milanit, PSG-së dhe Chelseat ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, teksa i qetëson të gjithë, duke u thënë se gjërat kanë shkuar mirë dhe ndërhyerja është kryer me sukses.

 “Desha t’iu falënderoj të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe lutjet. Falë Zotit jam mirë, duke mohuar lajmin se do të kem një atak në zemër, e zbulova këtë problem para disa ditësh dhe vendosëm së bashku me mjekët që do të duhej të bënim një operacion bypass, pasi kisha katër arterie të bllokuara” – dëgjohet të thotë 39 vjeçari brazilian.

 

 

 

Pas operaconit, Alex konfirmoi se gjithçka ka shkuar mirë: “Gjithçka shkoi mirë, sapo dola dhe tashmë jam në dhomë, në spital. Unë do të qëndroj këtu edhe pesë apo gjashtë ditë dhe do të shkoj në shtëpi së shpejti”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: