Kreu i PD, Lulzim Basha ka nënkuptuar në konferencën e tij për shtyp nga selia blu se do të luftojë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Basha thotë se PD ka qenë dhe është e paduruar, por jo për veten e saj, dhe madje është akuzuar për këtë karakteristikë.

Ai shton se ësthë jo realiste të thuash se PD do të presë radhën tjetër, pra pas 4 vitesh dhe nuk ka për të qëndruar duarkryq tashmë.

‘’Gjendja në vend sa vjen e përkeqësohet, në vend të stabilizohet apo përmirësohet. Formula e stabilizimit pa demokraci nuk funksionon në Shqipëri. E shohim në vuajtjet e përditshme, plagët në familje, depresionin psikologjik që shoqëron varfërimin.

Të thuash që para kësaj PD të presë radhën, nuk është realiste. Nuk kemi qëndruar për asnjë ccast duarkryq, të paduruar kemi qenë dhe mbetemi, por jo për veten tonë. Të paduruar për ti dhënë fund varfërisë, pabarazisë.’’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb