ITALI

Juventus ka fituar përballjen e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë përballë Interit. Ronaldo është bërë protagonisti kryesor i triumfit në ”Giuseppe Meazza” me dy golat në pjesën e parë.

Në fakt, ishte Inter ai që kaloi në avantazh zikaltërit, por Ronaldo barazoi me një penallti.

Pas 10 minutash Ronaldo përfiton nga një mosmarrëveshje mes Handanoviç dhe mbrojtësit, teksa nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.

Me shifrat 1-2 u mbyll ky takim i parë, teksa pas një jave dy skuadrat japin fjalën e fundit në ”Juventus Stadium”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb