Deputeti i Bindjes Demokratike në parlament Andi Përmeti i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ka qenë dhe mbetet për zgjedhje me lista të hapura.

Përmeti tha se kësaj beteje i ka hyrë dhe do i shkojë deri në fund, duke thënë se dëshiron t’i japë fund pushtetit perandorak të kryetarëve të partive.

Unë kam kërkuar ndryshim të sistemit, me qëllim që të mos kemi 3 perandorë në krye. Kam kërkuar heqjen e kësaj fuqie. Unë sot jam në një betejë. Njeriu hyn për të bërë betejën. Të ardhmen nuk e di, por unë kësaj beteje do i qëndroj deri në fund.

A do të hapim apo jo listat nuk e di, por unë do i qëndroj deri në fund. Kjo është një kërkesë e qytetarëve shqiptarë. Ne i kemi qëndruar kësaj beteje që ditën e parë. Sikur ne të gjithë si opozitarë, 39 vota të votojmë për hapje të listave, mund ta imponojmë ndryshimin e sistemit.   Unë nuk votoj asnjë marrëveshje që nuk ka brenda ndryshim sistemi”, tha Përmeti.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb