Ish-kryeministri Sali Berisha teksa tregonte detaje nga takimi me presidentin Ilir Meta në kuadër të zgjidhjes së krizës politike, sulmoi Arta Vorpsin, një nga kandidatet e maxhorancës për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Në një komunikim nga jashtë Presidencës me mediat, ish-presidenti Berisha tha se betimi para Kushtetutës është akt solemn, dhe jo akt Lane.

“Zonja, e kam thënë edhe njëherë, e betuara në Lanë. Kam qen president i vendit. Betimi është betim. Është një akt për atë që ka moral dhe integritet. Kam qëndruar në zyrë, pa lëvizur prej saj në kryet ë detyrës time. (kur ka qenë presidenti) Barack Obama gjatë betimit gaboi në përsëritjen e frazës. Ai u detyrua që të mbajë betimin në shtëpinë e bardhë me kryetarin e Gjykatës. Nuk është akt Lane betimi. Betimi është një akt solemn, që të detyron ty. Në Lanë betim bëjnë horrat e narko-shtetit dhe askush tjetër. Pasi dështoi me këtë, bëri lojëra të pista me fletoren zyrtare dhe përdhosi web-in e Gjykatës së Lartë. Duhet ti thoni shqiptarëve se çfarë po bën ky individ me KED. A e dini ju se ligjet e detyrojnë avokatin e Shtetit që të monitorojë çdo aktivitet të KED”, pohoi Berisha.

Po ashtu Berisha tha se qëllimi nga maxhoranca për emërimet në Kushtetuese ishte gjetja e skllevërve.
“Ata që i vranë këtij vendi, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë e lanë vendin pa shtetit ligjor. Ky është Edi Rama. E mbajtën peng për dy vite me radhë deri sa nxorën Dvoranin në krye. A është kjo kapje apo jo?! A ka fyerje më të madhe për një popull, për një vend dhe çfarë reforme është kjo? Kush kushtetutë përcakton në mënyrë taksative se çdo kandidaturë për çdo vend, Kushtetuesja do të mbushet me 3 kandidatura. Duke i dhënë mundësi dhe Kuvendit dhe presidencës. Çfarë bën kapo-mafia që shndërron KED në një shpellë të mafias. Ai sjell 4 kandidatura, duke i ndarë 3 nga 3 dhe nga dy herë në listë. Me çfarë mekanizmi është bërë? Ai ishte vetëm një; të gjejmë skllevërit e më skllevërve. Ai i hodh i në Lanë atë të gjykatës Kushtetuese. Ai tha se nuk kanë Magjistratin. Deri sa arritën të marrin firma për skllevër, i skontoi të gjithë të tjerët. U tha ndonjëherë shqiptarëve se; unë skontova këtë apo atë zonjë. Nuk them që në Vetting nuk dalin gjëra. E shkelën me 100 mln e Dvoranit. Pra, çfarë bën tjetër? Është një skenar i turpshëm. I paimagjinueshëm. Fragmentimi në 3/3/3 është garanci për mos kapjen e gjykatës. Më vjen keq që ta them, por kam qenë unë njeriu që ka propozuar. Sepse është shumë e pavarur një gjykatë. Kam dëgjuar në media, ndofta dhe nga padia, që shohin se presidenti i republikës kërkon të kapë gjykatën se është vet në gjykim. Komisioni i Venecias në opinionin e tij të fundit shpreh të kundërtën e saj. Thotë se Kuvendi do të bëjë gjithçka që të kapë gjykatën që të realizojë synimin e tij. Po ndodh shqetësimi i Komisionit të Venecias. Maxhoranca po bën çdo gjë për të kapur gjykatën. Presidenti po bën gjithçka për të mbrojtur pavarësinë e saj, kushtetutshmërinë. Kam parë një mendësi të verbër. S’mund të citosh renditjen ku e ke shkelmuar me të dyja këmbët kushtetutën. Këtë e bën një njëri që e shkel Kushtetutën në shpellat e mafias”, tha Berisha.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese nxori në faqen zyrtare të saj 5 emrat e anëtarëve të këtij institucioni, ku mungonte emri i Vorpsit (ne vend te saj eshte Marsida Xhafellari) e cila u betua para një notereje, pasi presidenti Meta nuk e pranoi në ceremoni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb