Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së Zëvendëkryeministres Belinda Balluku, dhënë dje në Kuvendin e Shqipërisë, ku ajo nuk i mohoi akuzat e opozitës për një takim të dyshuar në Aruba, mes karteleve të drogës dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.
Berisha shkruan në Facebook: “Lubia nuk e mohon, por de facto pranon se ka ndodhur takimi në Aruba. Ajo vetëm bën betimin për të garantuar kolegët që ishin në Kuvend se nuk kanë qenë atje, ndërkohë që shet Ramën dhe dy të tjerë që mungonin”.
Postimi i kreut të PD, Sali Berisha:
Betimi i Nesti Angonit!
Lubia nuk mohon,por de facto pranon takimin e Arubas. Ajo betohet vetëm për të gjithë kolegët që ishin aty në parlament se nuk kanë qenë në Aruba por shet Ramën dhe dy të tjerët që mungonin.
Betimi i Nesti Angonit!
