Të dielën do të mbahet në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të betohet Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj.

Në rendin e ditës të bërë publik nga Kuvendi i Shqipërisë, njoftohet se seanca do të nisë në orën 18:00 të kësaj të diele.

Kjo seancë do të ketë në rend dite vetëm këtë ceremoni.

“Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës së seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet” thuhet në urdhrin e Lindita Nikollës

Capture329
Capture329

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb