TIRANË

Pas betimit të Termet Peçit në krye të bashkisë së Tepelenës ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu. Me një shënim në “Facebook”, Shehu ka lëshuar ironi të fortë për kreun e bashkisë së Tepelenës, ndërsa thekson se ceremonia e betimit ditën e djeshme, ngjante më tepër si një “shfaqje mortore”.

Më tej, Shehu tregon edhe elementin  që i mungonte asaj ceremonie.  Duke komentuar tërmetet e fundit në Greqi, Korçë dhe Devoll, ish-deputeti thotë se tërmeti më  i rrezikshëm është ai i Tepelenës.

Postimi i Shehut:

Nje tufe kanabisi per Termetin e Tepelenes. Termet, termet, po flitet e po ndodh shpesh kete vere te nxehte, Greqi, Korce, Devoll etj. Por Termeti me tragjik e shkaterrues eshte ai i Tepelenes, ai qe na u paraqit se fundmi me kollare mavi dhe me….roje nderi! Mungonte vetem nje tufe Kanabisi per ta “nderuar” “madherine e tij”, gjate asaj ceremonie, qe i ngjante me shume nje cfaqje mortore.

E pafaleshme kjo “harrese” per ate qe u be gjate “sundimit” te tij “simboli” i Tepelenes se vlerave historike e njerrezore. Duke forcuar e pasuruar keshtu grupet e mbrojtura kriminale, “oborrin mbreteror termetian” aty, ata qe ne vend ta luftonin kete veprimtari kriminale, merrnin nga fshtaret e mjere si kapar 10-15 Euro per bime.

Ndersa fashataret jo vecse u varferuan, por dhe u ”skllaveruan” si kurre ndonjehere nen ate pushtet keqberesish. Ne fakt tepelenasit e nderuar ja dhane atij pergjigjen qarte me 30 Qershor, duke e perbuzur me bojkotin e tyre, apo me zhgaravinat e vendosura ne ato flete te turpit. Dhe tashti ne vazhden e diskutimeve te fundit per termetet, mund te them me siguri nje te vertete, parashikimin e sigurte per fundin e shpejte te Termetit te Tepelenes, nepermjet procesit te ardheshem zgjedhor.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb