ARGJENTINE- Mauricio Macri ka dhënë betimin e ti si presidenti i ri i Argjentinës, në një ceremoni të bojkotuar nga paraardhësja e tij, Cristina Fernandez de Kirchner.

Presidenti Macri dha betimin në Kongres duke mbajtur fjalimin e tij të parë, ku ai tha se do të punojë për të gjithë argjentinasit, shkruan BBC. “Unë si President dua të jem një qytetar i cili mund të komunikojë më të gjithë argjentinasit, për të më treguar për problemet, dëshirat. Politika për mua nuk është një garë për të treguar se kush ka ego më te madhe. Është për të punuar së bashku për të mirën e qytetarëve”, tha Presidenti i ri, Macri.

Ish-presidentja e Argjentinës refuzoi të marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Kongres.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: