Ajo është akuzuar për magji dhe stalking nga ish bateristja dhe bashkëpunëtorja e saj Kimberly Thompson.

Beyonce, sipas asaj që raporton website The Blast, që tregon denoncimin, kishte ndjekur çdo spostim të Thompson, duke kontrolluar telefonat dhe financat e saj duke përdorur ‘magji të zezë’.

Vendimi për denoncim është refuzuar nga gjykata, e cila thotë që mungojnë provat.

Kimberly Thompson ka punuar për shtatë vjet si bateriste e Destiny’s Child, grupi i drejtuar nga Beyonce deri në 2006, përpara shpërbërjes së tij.

Beyonce që për momentin është e impenjuar me bashkëshortin Jay-Z në turneun botëror “On The Run II”, ka preferuar të mos komentojë asgjë.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb