Beyonce do të dhurojë 6 milion dollarë për disa organizata lokale që po luftojnë në linjë të parë kundër emergjencës së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë organizata bamirëse Bey Good, në një deklaratë të shpërndarë në web, ku pranon që ‘afro-amerikanët janë shtresa më e goditur në këtë pandemi dhe fuqia punëtore që nuk e ka luksin për të punuar nga shtëpia’.‘Jemi një familje, na mbroni. Pjesa më e madhe e komunitetit afro-amerikan është goditur nga kjo krizë. Virusi po vret shumë njerëz me ngjyrë dhe ka një rritje alarmante në amerikë. Ju lutem na mbroni, jemi një familje dhe kemi nevojë për ty’, thuhet në një video të publikuar në Instagram nga Beyonce.

Komuniteti me ngjyrë po vuan shumë për shkak të koronavirusit. Shumë familje jetojnë në ambjente që e bëjnë të vështirë distancimin social. Komunitetet në të cilat mungojnë fondet për instruktim, shëndet dhe shtëpi, tani po përballojnë infektime dhe vdekshmëri alarmante. Këtij komuniteti i mungojnë testet dhe shërbimet e duhura shëndetësore. Organizatat që do të marrin mbështetje nga këngëtarja janë të vendosura në mënyrë të veçantë në Huuston, New York, New Orleans dhe Detroit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb