Kënga e saj e fundit “Renaissance”, ka shkaktuar polemika të shumta pasi një pjesë e tekstit të saj u konsiderua nga organizatat për personat me aftësi të kufizuara, si fyese.

Ky teksti prekte në veçanti personat me paralizë celebrale.

“Spazzing on that ass, spaz on that ass”, ishin fjalët e këngës, ndërkohë që termi “Spazing” përdoret si zhargon në SHBA për të përshkruar humbjen e vetëkontrollit.

Përfaqësuesit e 40-vjeçares Beyonce, i thanë The Time se përdorimi i këtij termi nuk është përdorur me qëllim për të diskriminuar këto persona.

“Fjala, e cila nuk është përdorur qëllimisht për të dëmtuar dikë, do të zëvendësohet. Rruga drejt suksesit është gjithmonë në ndërtim e sipër”, u shprehën ata.

Kënga ka nëntë autorë, përfshirë Beyoncé dhe Drake, reperin kanadez, por nuk është e qartë se cili prej tyre e ka shkruar tekstin.

Fansat dhe organizatat bamirëse në mbrojtje të personave me aftësi të kufizuara, dolën kundër Renaissance që pas publikimit të parë të saj ditën e premte.

Ëarren Kirëan, menaxher për mediat në organizatën bamirëse Scope, tha:

“Është e tmerrshme që një nga yjet më të mëdhenj në botë ka zgjedhur të përfshijë këtë term thellësisht fyes. Është e vështirë të besohet se kuptimi fyes i kësaj fjale ka kaluar pa u vënë re nga ekipi i Beyonce.

Fjalët kanë rëndësi sepse përforcojnë qëndrimet negative me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara çdo ditë dhe që ndikojnë në çdo aspekt të jetës së personave me aftësi të kufizuara. Beyonce ka qenë prej kohësh një kampione e gjithëpërfshirjes dhe barazisë, kështu që ne do ta nxisnim atë të heqë këtë tekst fyes”, është shprehur ai.

Hannah Diviney, një shkrimtare dhe aktiviste e aftësisë së kufizuar nga Sidnei, tëeet-i i së cilës duke pyetur Lizzo-n u bë virale, tha se zemra e saj u fundos kur zbuloi se Beyoncé kishte përdorur të njëjtën sharje.

Callum Stephen, një avokat i autizmit, tha: “Pas protestave ndaj Lizzo… nuk mund të besoj se askush në ekipin e Beyonce nuk ishte në dijeni se sa lënduese është fjala për shumë njerëz brenda komunitetit me aftësi të kufizuara”.

Përktheu: The Times

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb