Beyoncé mbyll më se miri 2020, duke dhuruar një kopertinë trefishe për numrin e dhjetorit të ‘Vogue British”. Sensuale dhe e guximshme, ylli i pop-it ka rrëfyer për revistën që ka ndryshuar shumë në muajt e fundit: ‘Është shumë e vështirë të jetosh në një kohë pandemie dhe në një situatë të tensionuar shoqërore dhe të mos ndryshosh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Objektivi im i ri është të ngadalësoj dhe të lirohem nga aspektet stresuese të jetës time’. ‘Kam hyrë në industrinë e muzikës kur isha vetëm 15 vjeç dhe jam rritur me sytë e botës. Ka qenë e rëndë dhe frenetike. Tani kam vendosur të përqendrohem tek lumturia ime’, ka deklaruar këngëtarja për revistën. Dhe me lumturi kupton në radhë të parë të kalojë kohë me familjen: ’Çdo të premte unë dhe fëmijët e mi vishemi dhe bëjmë foto së bashku. Është shumë zbavitëse dhe është bërë një mundësi për të menaxhuar më se miri këtë vit së bashku’.

Pikërisht për dashurinë për fëmijët e saj është veshur me efektet e një Queen Bee (blete mbretëreshë, siç e quajnë atë fansat e saj). Unë kam dy koshere me bletë, nga ato të vërtetat. I kemi prej disa kohësh’, ka pranuar Beyonce.’Kemi rreth 80 mijë bletë që prodhojnë qindra vazo me mjaltë çdo vit. I kemi mbajtur sepse vajzat e mia, Blue dhe Rumi, kanë shumë alergji dhe mjalti ka veti të mëdha kuruese’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb