Beyoncé është rikthyer në Instagram me një pamje mjaft zbuluese këtë të premte, më 17 mars.

Ylli 41-vjeçar ka postuar një seri fotosh të saj dhe të bashkëshortit të saj, Jay-Z. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pamja e “Queen B” dhe veçanërisht gjoksi i saj i zhveshur.

Këngëtarja zgjodhi të fotografohej me një fustan të tejdukshëm në ngjyrë ari që i nxirrte në pah dekoltenë, me diamant floriri në të gjithë pëlhurën. Në zonën e thithkave ishin ngjitur shirita floriri, ndërsa vëmendjen tërheq edhe korseja e madhe metalike me bravë.

Ajo e ka kompletuar look-un e saj me një palë sandale ngjyrë floriri dhe për aksesorë ka zgjedhur edhe vathë floriri dhe një unazë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në njërën nga fotot me bashkëshortin e saj, reperi e mban në krahë, ndërsa në një foto tjetër ai shihet duke bërë një pozë më të. Ai ka veshur një këmishë të bardhë me papijon të zi dhe pantallona të zeza, duke ruajtur pamjen e flokëve, siç ka qenë vitet e fundit.

Postimi i Beyoncé mori gati 2.5 milionë pëlqime në vetëm dy orë pasi ajo postoi fotot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: