Beyonce ishte mbretëresha e çmimeve “Grammy” dje në mbrëmje.

Me fitoren e saj të katërt në ceremoninë e së dielës, Beyonce vendosi një rekord të ri për “Grammy” nga një këngëtare, me 28 çmime.

Vetëm dirigjenti operistik Georg Solti ka më shumë çmime se ajo, me 31 të tillë.

Fitorja e saj me rekorde erdhi në kategorinë më të mirë të performancës R&B për “Black Parade”.

“Si artiste, unë besoj se është puna ime në një kohë kaq të vështirë, kështu që doja të lartësoja, nxisja të gjithë ata që vazhdojnë të më frymëzojnë”, tha Beyonce pas marrjes së çmimeve.

“Unë kam punuar tërë jetën time, që nga mosha 9 vjeç dhe nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur”, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb