Ish-deputeti i PD Aleksandër Biberaj deklaron se 22 marsi 2022 duhet të jetë ditë bashkimi dhe jo ndarje për PD-në dhe demokratët. Biberaj komenton dorëheqjen e Bashës, që e quan provokative dhe hileqare. Sipas tij, Basha dje u “dorëhoq” pas 9 vitesh humbje që janë vite të humbura jo vetëm për demokratët, por për mbarë kombin tonë, por e la edhe një “Testament” me shkrim që “Edhe një mandat për qeverisjen lokale t’i dhurohet Edi Ramës dhe bandës së vet”, dhe arsyen e di vetëm Lulzimi dhe “sejmenët”e tij që tentojnë të mbajnë peng akoma vulën, logon dhe godinën.

Ai thekson se ne na duhet një PD jo vetëm e demokratëve, por e të gjithë shqiptarëve me një lidership të dalë nga një garë konkurruese, e ndershme dhe gjithëpërfshirëse.

POSTIMI I PLOTË
22 MARSI 2022 DUHET TE JETE DITE BASHKIMI DHE JO NDARJE PER PD-ne dhe DEMOKRATET!
Te dashur miq,
Si sot 30 vite me pare qytetaret shqiptare votuan me nje VOTE PLEBISHITARE PD-ne per te reformuar, transformuar dhe qeverisur Shqiperine post-komuniste. Natyrisht qe kjo ishte nje fitore e madhe, e jashtezakonshme per shqiptaret, per lirine, demokracine, shtetin e se drejtes si dhe lirite dhe te drejtat themelore te njeriut, pas 46 vitesh diktature cnjerezore komuniste, nga me gjakataret ne planet. Perkrahja e larte erdhi pasi shpresa ishte shume e madhe dhe besimi teper i jashtezakonshem.

Natyrisht qe rrugetimi 30-vjecar i PD-se qe nga 22 Marsi 1992 dhe deri me sot ka qene me suksese por edhe me deshtime, me shpresa dhe besime por edhe me zhgenjime. Ne fund te fundit historia 30-vjecare e PD-se eshte historia jone 30 vjecare si popull, si shoqeri, me uljet dhe ngritje e veta, me anet pozitive por edhe ato negative. Fatkeqesia eshte se sot pas 30 vitesh nga fitorja referendare e 22 Marsit 1992, PD ndodhet ne piken e vet me te ulet, ne momentin e vet me kritik, dhe kete nuk ia ka shkaktuar as “armiku i brendshem apo i jashtem”, por PD-se kete rrokullisje ne renie te lire drejt humneres ia ka shkaktuar me “dy syte ne balle” vete-vetja, nepermjet lidershipit te saj te pamerituar dhe te papergjegjshem. Sot PD me shume se kurre eshte e percare, e fragmentarizuar, e ndare, e kompleksuar, e frustuar dhe e armiqesuar ndermjet vehtes.

Doreheqja e tipit “Provokativ” “Hileqar”dhe “Tinzar”e Lulzim Bashes vetem sa ka shtuar mjegullnajen dhe tymnajen ne PD. Basha dje u “Dorehoq” pas 9 vitesh humbje qe jane vite te humbura jo vetem per demokratet por per mbare kombin tone, por e la edhe nje “Testament” me shkrim qe “Edhe nje mandat per qeverisjen lokale t’i dhurohet Edi Rames dhe bandes se vet”, dhe arsyen e din vetem Lulzimi?! dhe “sejmenet”e tij qe tentojne te mbajne peng akoma vulen, logon dhe godinen. Ai grusht njerezish qe ka mbetur ne strehen e PD-se duhet ta kene te qarte fare mire se vulen edhe mund ta mbajen me gjykatat e Edi Rames, edhe godinen mund ta mbajne me policine e Edi Rames, por logon e PD-se qe eshte lare edhe me gjak dhe vaditur me kontributin dhe sakrificat e demokrateve prej 32 vitesh nuk do ta mbajne dot kurren e kurres. Po ta lesh PD-ne pa zgjedhje dhe pa gare te brendshme, do te thote ta lesh ate pa forume dhe pa lidership deri pas zgjedhjeve lokale te vitit 2023, dhe pastaj mbetet qe PD-se vetem t’i “shkosh per te 40-at pas zgjedhjeve lokale” dhe t’i shkruash epitafin tek varri me rastin e 33-vjetorit te lindjes.

Por jam i bindur dhe optimist se sot PD ka kapacitete intelektuale, patriotike dhe qytetare, qe do te dine ta marrin ne dore fatin e PD-se per te bere nje bashkim historik te saj si ne Dhjetorin 90 me te gjithe ata faktore qe jane ne opozite me kete qeverisje kriminale dhe te korruptuar, anti-popullore dhe anti-kombetare. PD sot nuk ka luksin per te larguar askend, por per te thirrur te gjithe qe nga brezi i Dhjetorit 90 dhe deri tek te rinjte e sotshem qe kane lindur dhe po rriten ne kete shekull te ri. Pa asnje paragjykim dhe asnje kompleksim, ne demokratet duhet t’i shtrijme doren e pajtimit dhe bashkimit njeri-tjetrit duke u ngritur mbi interesat tona personale, mbi egot , ambiciet apo karrierat e gjithe-seicilit, pasi PD edhe sic eshte sot eshte me e madhe se te gjithe ne vec e vec, por te gjithe se bashku ne duhet dhe do ta bejme PD-ne aq te madhe sa te munde Edi Ramen dhe Grupin e tij te Strukturuar Kriminal qe ka marre peng Shqiperine, te gjitha pasurite tona kombetare dhe po merr peng edhe shpresat dhe te ardhmen tone.

Nje PD e madhe, e forte, me vlera qytetare, humane, intelektuale, patriotke dhe perendimore, dhe mbi te gjitha nje PD e NDERSHME do ti duhej Shqiperise dhe shqiptareve, dhe ky do te ishte sherbimi me i madh qe ne i bejme kombit tone. Dhe kjo PD “nuk na duhet pas zgjedhjeve lokale sipas varianit te dorehequr Basha”, por po ka mundesi qe sot, pasi neser do te jete vone. Ne na duhet nje PD jo vetem e demokrateve por e te gjithe shqiptareve me nje lidership te dale nga nje gare konkuruese, e ndershme dhe gjitheperfshirese. Ne na duhet nje PD dhe lidership qe te fitoje zgjedhjet lokale, dhe te rrezoje nga pushteti kete klike barbare qe po i zen frymen cdo dite e me shume shqiptareve deri ne asfiksim, per te zevendesuar kete grup kriminal me nje qeveri qe te jete qeveri e popullit dhe ne sherbim te tij, nje qeveri komplet ndryshe nga qeverite e tranzicionit 32-vjecar!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb