Roma e Kostandipoja, Papati dhe Porta e larte, Papa Piu e sulltani, Ana Komnena e kronikanë osmane. Perëndimi dhe lindja bashkohen e takohen si kurrë më parë, në një ekspozitë unike të Bibliotekës Kombëtare ku 800 libra të rrallë dalin për herë të parë nga katet e nëndheshme para syve të publikut.
Në ambientet e COD, shfaqen që nga Meshari i Buzukut te Çeta e Profetëve të Bogdanit dhe tërë humanistët mesjetarë që shkruan për kryezotin e Arbrit, duke shpërfaqur sa me Barletin aq me Biçikemin, Skenderbeun e kudogjendur mes antikuarëve mesjetarë.

E gjitha nis me letrat e Papa Piut, botimi më i vjetër i ekspozitës e mandej me Shën Agostinin, çka vijohet në sallën tjetër me bibla, kodikë e kuranë të 1500-ës, duke ritakuar Orientin e Oksidentin në një sallë të vetme. Udhëtimi drejt bibliotekës për shume prej tyre, nuk dihet. Gjithaq, ndonëse në shumëçka kanë menduar ndryshe, religjioni dhe filozofitë janë kaq afër, duke lënë pranë biblave e shenjtorëve, enciklopeditë e Didëroit në 39 vëllime, veprën e përmbledhur e Zhan Zhak Rusoit me 13 vëllime, si edhe serinë e botimeve të para të Volterit, të Isak Njutonit, Adam Smithit. Por po aty jane edhe veprat kur permenden iliret por edhe autore te medhenj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Me 287 vëllime në 7 gjuhe, po aty, është edhe biblioteka e Faik Konicës e sjellë ne Shqipëri nga Agron Alibali, tashmë në një raft të veçantë, dhurate e shqiptari që jeton në Nairobi.
Ekspozita është hapur në COd, pasi vete biblioteka nuk ka ambiente ekspozimi. Por jo vetëm. Megjithë këto thesare, kushtet e godinës në qendër të qytetit, prej vitesh, janë bërë shqetësuese, derisa zjarri e përmbytja dhanë alarmin e fundit. Mungesa e vëmendjes ndaj bibliotekës duket që në hyrje
E premtuar te niste ne gusht, pritet që ndërhyrja për sistemin elektrik, te behet tani. Ekspozita Verba Volant, Scripta manent, do të mund te vizitohet deri me 11 nëntor në katin e pare të kryeministrisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb