Është një John Fitzgerald Kennedy i ri që lahet, apo Teddy Kennedy i vogël në një park lojërash si dhe Rose Fitzgerald përpara se të bëhej një Kennedy.

Janë këto disa nga momentet private të familjes Kennedy, të cilat janë publikuar online falë një projekti digjitalizimi të ‘The John F. Kennedy Presidential Library and Museum’, biblioteka presidenciale në Boston.

Më shumë se 1700 foto të rralla janë publikuar aty, që tregojnë momentet private të një prej familjeve më të famshme dhe më të pushtetshme të Amerikës.
‘Është argëtuese të shohësh se ku të çon makina fotografike’, ka thënë Nicola Mantzaris, një arkiviste dixhitale që ka ndihmuar për të kataloguar negativët e dëmtuar.

Pjesa më e madhe e fotove janë të një familjeje tipike amerikane gjatë gjysmës së parë të shekullit të XX, me pushime, festa, momente darkash apo drekash, të cilat me dixhitalizimin e arkivit online do të jenë të dukshme edhe pa qenë e nevojshme të vizitohet biblioteka në Boston.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb