Gjatë një konference për shtyp, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka dënuar sulmet në Kabul, dhe ka “kërcënuar” se “nuk do t’i harrojmë atentatorët dhe do t’i bëjmë ata të paguajnë”.

Biden tha se, amerikanet e vrarë sot në kabul janë heronj, heronj që flijuan jetët e tyre për të shpëtuar të tjerët, ku konfirmoi edhe humbjen e një marinsi tjetër, duke e çuar në 13 numrin e viktimave në radhët e amerikanëve. Ndërsa nënvizoi,  se përpjekjet për të shpëtuar amerikanët dhe për të nxjerrë jashtë aleatët afganë do të vazhdojnë.

Sipas presidentit amerikan situata në terren është akoma në zhvillim dhe do të shikohet hap pas hapi se si do të procedohet. Por, një gjë është e sigurt, që ne do të vazhdojmë me misionin e evakuimit deri në fund.

Do të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur forcat tona tha Biden, dhe se terroristët  e ISIS nuk do të fitojnë, shtoi ai.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb